Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri nga Kuvendi ka lëshuar akuza në drejtim të maxhorancës se po mbron Belinda Ballukun. Demokrati theksoi se pavarësisht përpjekjeve, Balluku nuk shpëton dot.

“Po shkelni rregulloren dhe procedurat për 2 muaj e gjysmë për çështjen Balluku. Kjo fyen inteligjencën e shqiptarëve. Ndërhyn prokuroria te gjyqësori, i ve hekura. Mos ndoshta prokurori kërkon të persekutojë zv.kryeministrin ? Nëse s’ka prova të tilla, i jepet leja që ta arrestojnë. Këtu te ne, që futemi në çështje kushtetuese, a ndërhyn apo jo drejtësia? Ndërhyn që çke me të, i vë hekurat. Doni t’i mbani gjallë Ramën dhe Belindën kryeministër, duke vjedhur, dhe SPAK që ta mbani të paprekur, por njëri nga ata do të ‘vdesë’. Atë prokurorinë e bëtë ju, jo ne. Ti thoni prokurorisë; jo! “Belindën nuk e japim, o muerte (në shqip – ‘Nuk e japim deri në vdekje!’. T’i thoni; Jo, Belindën se shpëtoni dot. Se nuk është Ulsiu këtu, por; këtë cucën Ulsi ua kanë kapur keq, me procedurë s’e shpëtoni dot!”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb