Duket se ka qenë një shkëndijë në kabinën elektrike të pallatit “5” në kompleksin e banimit” Kadiu” të ndërtuar nga “Kontakt” të biznesmenit Fatmir Bektashi, ajo që krijoi panik mes banorëve.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se një pjesë e kabinës elektrike është e shkrumbuar.

Mbrëmjen e djeshme banorët e pallatit u evakuuan nën frikën e një përshkallëzimi të situatës.

Banorët pretendojnë gjitthashtu se rruga përpara pallatit ishte e bllokuar, duke penguar hyrjen në kohë të zjarrfikëses dhe ambulancës. Qytetarët kanë ngritur shqetësime serioze për standardet e sigurisë brenda kompleksit, duke theksuar se rrugët e brendshme janë jashtë parametrave të nevojshëm për qarkullimin e mjeteve të emergjencës në raste kritike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb