Deputetja Albana Vokshi ka reaguar për dhunën e policisë, sipas saj, ndaj një të riu, i cili u la në ambulancë vetëm me një fasho në kokë, pa marrë ndihmën minimale mjekësore.
Në reagimin e saj, ajo e cilësoi situatën si braktisje dhe papërgjegjshmëri, duke shprehur solidaritet me qytetarët që u përballën me dhunë nga forcat e rendit gjatë protestës paqësore.
Reagimi
Dhuna barbare ndaj një të riu, i lënë në ambulancë me një fasho në kokë, pa marrë as ndihmën minimale të parë.
Kjo nuk është siguri, kjo është braktisje dhe papërgjegjshmëri. Solidaritet me çdo qytetar që sot u përball me dhunën vetëm pse protestoi paqësisht.
