Dezinfektuesit e duarve, të njohur për mbrojtjen tonë, mund të përmbajnë nivele të larta të një kimikati që shkakton kancer, sipas një studimi të ri.
“Valisure”, një laborator dhe farmaci e pavarur që teston cilësinë e produkteve mjekësore, tha se kishte zbuluar nivele të larta të benzenit në 21 nga 260 dezinfektues të analizuar.
Gjatë pandemisë, FDA raportohet se kishte lehtësuar standardet për benzenin, por “Valisure” tha se shumë produkte përmbanin nivele mbi limitin e lejuar.
FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) është një agjenci federale e SHBA-së, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit publik duke garantuar sigurinë, efektivitetin dhe sigurinë e barnave, produkteve biologjike, pajisjeve mjekësore, furnizimeve ushqimore, kozmetikës dhe produkteve të duhanit.
Benzeni është një kancerogjen i njohur për njerëzit, i lidhur me leuçeminë dhe kancere të tjera të qelizave të gjakut.
Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit, pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nënvizoi se ekspozimi ndaj benzenit lidhej me leuçeminë limfocitike akute, leuçeminë limfocitike kronike (CLL), mielomën “multiple” dhe limfomën jo-Hodgkin.
Instituti Kombëtar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë ka renditur rrugët e ekspozimit ndaj benzenit si, thithja përmes frymëmarrjes, përthithje përmes lëkurës, gëlltitje, kontakti me lëkurën dhe/ose sytë”.
Shumë pretendime që dezinfektuesit e duarve shkaktojnë një rritje prej 470% të riskut për kancerin e lëkurës për shkak të fshehjeve të industrisë mbështeten në burime të paverifikuara, jo të rishikuara nga ekspertët.
Megjithatë, disa produkte u tërhoqën në vitin 2021 për shkak të kontaminimit aksidental me sasi të vogla benzeni, një kimikat i njohur që mund të shkaktojë kancer në rast të ekspozimit të gjatë.
Autoritetet kryesore shëndetësore, përfshirë FDA dhe organizata të tjera ndërkombëtare, theksojnë se dezinfektuesit e duarve me bazë alkooli mbeten të sigurt për përdorim të përditshëm.
Ekspertët nënvizojnë se higjiena e duarve mbetet një nga mjetet më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive.
