“San Siro” kthehet në “makth” për Milan, me “djallin” që bie sërish, këtë herë duke pësuar një humbje të rëndë brenda në shtëpi përballë Parma-s, një disfatë që praktikisht nxjerr ekipin e Allegrit nga gara për titull. Inter “arratiset” i vetëm në krye, plus 10 pikë në raport me kuqezinjtë duke e kthyer tashmë titullin në një formalitet në Serie A.

Pa Allegrin në stol, të dënuar, ky takim nisi keq për Milan duke u detyruar që pas vetëm 11 minutash të bënin llogaritë pa Loftus-Cheek, me këtë të fundit që doli nga fusha i dëmtuar pas një goditje të rëndë të pësuar. Në fraksionin e parë, Milan pati të paktën dy raste të pastra me Pulisic për të kaluar në avantazh, por amerikanit i mungoi shënjestra.

Në pjesën e dytë, Rafa Leao kishte shansin më të mirë për të kaluar Milan në avantazh, por goditja e tij fluturimthi u përplas në shtyllën pingule, një rast që u përjetua shumë në tribunë edhe nga dysha Tare-Ibrahimovic. Parma nuk qëndroi pasive në këtë transfertë, përkundrazi, në minutën e 80-të tronditën Milan, ku Troilo me kokë dërgo topin në rrjetë. Fillimisht gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për faull në sulm, por pasi rishikoi aksionin në VAR e konsideroi të rregullt, një gol që qëndroi në fuqi deri në fund, duke bërë që Parma dhe Inter të festonin gjatë për këtë sukses 0-1. Leao dhe i gjithë Milan protestuan gjatë dhe pas ndeshjes për disa episode që prodhoi ky takim.

La Gazzetta
La Gazzetta

“Djalli humbet ndaj Parama-s dhe sulmon arbitrin, Inter +10” shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: