Presidenti ukarainas Volodymyr Zelenksy ka deklaruar se Shërbimet e Inteligjencës Ukrainase kanë informacione se Rusia synon të vazhdojë të kryejë sulme terroriste në Ukrainë, duke bërë të nevojshme masa të mëtejshme për të mbrojtur civilët.

“Sot u morën disa raporte nga Ministria e Brendshme, Ministri Ihor Klymenko dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit mbi hetimin e sulmit terrorist në Lviv. Është e vështirë ta klasifikosh ndryshe: ishte me të vërtetë një sulm terrorist, cinik dhe brutal”, tha Zelensky, duke specifikuar se pati dy shpërthime, dhe  i dyti ndodhi pasi shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje. Njëzet e pesë persona u plagosën. Tragjikisht, një person, një oficer policie 23-vjeçar, vdiq”, tha udhëheqësi ukrainas.

Zelensky shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe të dashurit e viktimës dhe shtoi se të gjithë të plagosurit aktualisht po marrin kujdes mjekësor.

“Disa janë në gjendje të rëndë dhe mjekët po bëjnë gjithçka që munden për të shpëtuar jetë”, vuri në dukje ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb