Ish- presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Seok-yeol, ka apeluar dënimin me burgim të përjetshëm për shpalljen e gjendjes ushtarake në vitin 2024, një vendim që kishte qenë në fuqi vetëm për pak orë, njoftuan avokatët e tij të martën, duke sfiduar hapur vendimin e gjykatës.
Sipas një deklarate nga ekipi i tij ligjor, apeli u paraqit për të nxjerrë në pah “problemet e ngritura nga ky vendim”, si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë institucional.
“Ne besojmë se është përgjegjësia jonë t’i adresojmë qartë çështjet e ngritura nga ky vendim, jo vetëm në të dhënat e gjykatës, por edhe përballë krizës së Historisë”, thanë avokatët e tij.
Yun Seok-yeol kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vitin 2024, në një vendim që shkaktoi trazira politike në vend, por masa u mbajt vetëm për disa orë, pas reagimeve të forta.
Çështja mbetet në qendër të jetës politike të Koresë së Jugut, me apelin që hap një cikël të ri zhvillimesh gjyqësore dhe institucionale.
