Forcat ushtarake amerikan kanë ndaluar një tjetër anije cisternë në Oqeanin Indian. Kjo është anija e tretë e sanksionuar. Anija u ndaluar pasi ishte ndjekur nga forcat amerikane në Detin e Karaibeve, bëri të ditur Pantagoni.

Në një reagim në platformën X, komanda Jugore e SHBA-së tha se forcat ndaluan anijen pasi ajo po operonte në kundërshtim me njoftimet e Presidentit Trump për anijet e sanksionuara në Karaibe dhe u përpoq të arratisej. “Nga Karaibet në Oqeanin Indian, ne e gjurmuam dhe e ndaluam atë”.

Sipas autoriteteve, operacioni kishte qëllim identifikimin dhe kontrollin e paligjshëm që lidhej me Venezuelën.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: