Como fitoi 0-2 ndaj Juventusit, në përballjen e Serie A të luajtur në fundjavë. Për Comon gjeti golin edhe mbrojtësi i dardanëve, Mërgim Vojvoda.
Menjëherë pas golit, Vojvoda nuk hezitoi të përqafonte trajnerin Fabregas, ndërsa pas sfidës e falenderoi për gjithçka. “E falënderoj shumë për atë që ka bërë për mua. Është diçka që doja ta bëja për ta falënderuar”, ka thënë Vojvoda për teknikun. 31 vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në këtë sezon.
