Kanë startuar të dielën ndeshjet e para çerekfinale play off në NBA, ku ran ë sy dominimi i ekipeve vendase. Në Konferencën e Lindjes, ekipi i New York mundi 113-102 Atlanta. Jalen Brunson me 28 pikë e Karl-Anthony Towns me 25 pikë u dalluan për skuadrën nju-jorkeze. Po në Lindje, ekipi i Cleveland mundi 126-113 Toronto. Një ndeshje emocionuese deri në fund, ku për Cavaliers u dallua Donovan Mitchell, autor i 32 pikëve, mbështetur nga James Harden me 22 pikë e 10 asist.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Lakers triumfoi 107-98 ndaj Houston, në një ndeshje me rivalitet. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 14 pikë, ku surprizë ishte Luke Kennard, autor i 27 pikëve. Fiton edhe skuadra e Denver, që në fushën e saj mundi 116-105 Minnesota, sfidë ku vendasit kishin vazhdimisht një epërsi të lehtë. Jamal Murray me 30 pikë ishte shënuesi më i miri, ndërsa Nikola Jokic e mbylli me një “triple double” (25 pikë, 13 rebound, 11 asist).

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: