Juventus synon përmbysjen e madhe në Champions, pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray. Para takimit të kthimit, ka dalë në konferencë tekniku i bardhezinjve, Spalleti.

“Ka ndeshje që nuk luhen, por janë të qeta. Duhet të krijojmë një kontekst dhe pjesëmarrjen e një mjedisi të tërë; kemi nevojë për zemrën e tifozëve tanë. Me tifozët pas nesh, jemi më të fortë. E dimë që kjo është një kohë delikate dhe e vështirë, dhe u kërkojmë tifozëve të na qëndrojnë pranë. Siç thonë ata, do të luftojmë ‘deri në fund’ të ndeshjes.

Jemi rivendosur sa më mirë që mundëm, dita e pushimit ka qenë e dobishme. Do të përballemi me vështirësitë e kësaj ndeshjeje dhe pastaj do të mendojmë për të ardhmen. Por vetëm pas kësaj ndeshjeje dhe këtij rezultati.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb