Trajneri Roberto D’Aversa, pasi mori frenat e Torinos, u ndal të fliste edhe për mbrojtësin e kombëtares tonë, Ardian Ismajli. D’aversa  vlerësoi në maksimum Ismajlin, teksa shprehet se është e vështirë  të gjesh lojtarë si ai.

“Ismajli pati sezonin e tij më të mirë, por pati edhe probleme. Është luftëtar, luajti me dorë të thyer. Është e vështirë të gjesh lojtarë si ky sot, me këtë shpirt”, është shprehur Roberto D’Aversa. Ismajli ka luajtur 17 ndeshje deri tani në sezonin e parë në Torino.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb