Ismaila Sodiq u bë çështje te Partizani rreth një vit më parë, edhe pse prezantimi i tij nuk erdhi asnjëherë. Për 22-vjeçarin e krahut të djathtë të mbrojtjes u tha se nuk ka kaluar testet mjekësore. Kështu u kthye te Remo Stars në Nigeri.
Së fundmi “transfermarkt” e ka zyrtaruar si lojtar të ND Primorje. Fakt është se as me klubin slloven nuk ka akoma një prezantim.
Partizani e afronte si pasuesin e Andi Hadrojt. Për shkak se mbrojtësi i përfaqësueses së Nigerisë nuk luajti asnjëherë me të kuqtë, problemet ishin të mëdha në krahun e djathtë të mbrojtjes gjatë sezonit të kaluar.
Sodiq është pa minuta që prej shtatorit. Kjo pasi nuk ka luajtur me Remo Stars, që është duke rënë nga kategoria në Nigeri.
