I mirënjohuri Fabio Capello ka komentuar eliminimin e bujshëm të Interit nga Champions. Capello shprehet se zikaltërit ishin shumë të ngadaltë ndaj Bodo/Glimt, çka vështirësoi në maksimum sfidën.

“E pashë Interin shumë të ngadaltë në të gjitha lëvizjet e tyre, duke mos pasur ritëm: ata u përpoqën të futeshin në qendër dhe dështuan, por ajo që më bëri përshtypje ishte se askush nuk ishte në gjendje të driblonte kundërshtarin: asnjë ndeshje një me një, asnjë driblim dhe pak ndryshime drejtimi.

Në pjesën e parë, lojtarët e Chivu-së shpesh luanin në të djathtë, por pa krijuar ndonjë rrezik të vërtetë. Mendova se Dimarco mund të kishte qenë lojtari shtesë, por atij nuk iu bë kurrë ndonjë ndryshim drejtimi. Dhe kjo e penalizoi Interin”, ka theksuar Capello. Bodo/Glimt kaloi tutje me rezultatin e përgjithshëm.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb