Ualid Zharmuni ishte sulmuesi kryesor i Tiranës në edicionin e kaluar. Me 13 golat e tij në kampionat kontribuoi për mbijetesën në Superiore, për t’u larguar më pas drejt Marokut.
Shërbimet e tij i përfitoi Hasania. Megjithatë, eksperienca për 25-vjeçarin rezulton më e keqja e mundshme, nga ai moment.
Zharmuni mori vetëm 33 minuta në total, në javën e dytë dhe tretë të kampionatit. Minutat për të kanë munguar më pas.
Aktualisht mund të thuhet se as nuk përfshihet me skuadrën për ndeshjet zyrtare. Francezi ndërkohë ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 me Hasanian.
