Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Andreas Schieder u shpreh se në Shqipëri korrupsioni mbetet një shqetësim i madh që kërkon adresim, ndërsa nënvizoi politikën tejet të polarizuar që ka vendi.
“Klima politike nuk është më e mira e mundshme. Ka shqetësime në lidhje me zgjedhjet, për dyshime për blerje votash, por gjithashtu ka shqetësime në lidhje me minimini e bashkëpunimit politik, radikalizimin e politikës.
Sidomos javët e fundit ka pasur një radikalizim, të fortë për ta bërë politikën në rrugë dhe jo në sallën e Parlamentit. Korrupsioni mbetet shqetësim i madh që kërkon adresim. Prioritet tani duhet të jetë mbylla e kapitujve të negocimit me ndryshim konkret. Objektivi për 2027-ën është shumë më i arritshëm”,- tha Schieder.
