Shoferët në Sahara janë përballur me një fenomen të pazakontë. Makinat e tyre janë goditur nga një masiv karkalecash, duke krijuar një ‘pritë’.

“Kaluam nëpër tufa karkalecash, ishte e pazakontë. Me kamerën arrita të kap disa pamje”, ka treguar Salah Abdelhadi.

Sipas mediave të huaja, ishujt Kanarie të Lanzarote, Tenerife dhe Fuerteventura janë prekur gjithashtu nga ky fenonem, apo siç e quajnë ndryshe ‘murtajë’.

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, karkalecat, veçanërisht karkalecat e shkretëtirës, ​​konsiderohen dëmtuesit më shkatërrues emigratorë në botë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: