Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë, ndërsa janë përplasur sërish me policinë. Ata kanë shkuar sërish në kantierin ku ka nisur ndërtimi i resortit, ndërsa kanë bllokuar fadromat.

Ata kanë lëshuar akuza në drejtim të policisë se kjo e fundit po i sulmon me sprai, ndërsa dy prej tyre janë lënduar

“Policia e Shtetit, në tokën tonë, duan të na sulmojnë me sprai”, akuzon një protestuese. Protesta në Rrjoll vijon prej disa javësh, ndërsa banorët kërkojnë ndërprerjen e punimeve dhe rishikimin e projektit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: