Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e News24, deklaroi se Rama po mbron veten duke mbrojtur familjen e tij pasi bashkëshortja e tij është përfshirë dhe në një cështje si AKSHI.
“Nëse flasim për Mirlinda Karçanaj, dhe nëse pyesim nëse Rama po mbron të vetët, e kam thënë me përgjegjësi të plotë se Karçanaj jeton në shtëpi me qira në qendër të Tiranës që kushton shumë”, tha Llabani.
“Emri i saj sepse si drejtoreshë e AKSHI ka blerë tek një nga këto personazhe shtëpi banimi 500 mijë euro, nëse kjo quhet e pastrehë atëherë se dimë se si duhet të quhemi ne”, tha Llabani.
Anduena Llabani: E kam bindje që Rama është i mirëinformuar, nuk e di nëse është duke mbrojtur veten apo familjen. Bashkëshortja e tij është përfshirë dhe në një cështje si AKSHI por mos harrojmë se SPAK është në monitorim jo vetëm nga SHBA dhe BE.
Nëse flasim për Mirlinda Karçanaj, dhe nëse pyesim nëse Rama po mbron të vetët, e kam thënë me përgjegjësi të plotë se Karçanaj jeton në shtëpi me qira në qendër të Tiranës që kushton shumë.
Mirlinda Karçanaj ka dalë dhe në një dosje të SPAK që lidhet me trafikun ndërkombëtar të drogave të forta të një grupi trafikantësh, persona në hetim dhe ka dalë emri i saj sepse si drejtoreshë e AKSHI ka blerë tek një nga këto personazhe shtëpi banimi 500 mijë euro, nëse kjo quhet e pastrehë atëherë se dimë se si duhet të quhemi ne.
Shtëpinë me qira e ka marrë për tju shmangur një skandali të tillë dhe duke dashur që të fshehë pasurinë apo blerjen e apartamentit tek një grup në hetim ka bërë dhe manovrën e fundit.
Ka prova që Karçanaj ka vendosur pasuri të shumta në emër të vëllait të saj. unë e di që SPAK menjëherë pasi bën një procedim penal, bën dhe një hetim pasuror.
Kështu veproi me zotin Veliaj. Dihet si veprojnë se shumë pasuri nuk I lënë në emër të shokëve por familjarëve të tyre.
