Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka kulmuar me shpalljen e fituesit të edicionit të katërt.

Londrim Mekaj është shpallur zyrtarisht fitues i këtij sezoni, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 200 mijë eurosh pas një gare intensive dhe një rrugëtimi mbi 100-ditor brenda shtëpisë më të famshme në vend. Banori më i ri i këtij edicioni arriti të fitojë mbështetjen vendimtare të publikut në natën finale, duke lënë në vend të dytë Elijona Binakajn.

Momenti i shpalljes u shoqërua me emocione të forta në Klan Arena, ndërsa Londrimi festoi fitoren mes duartrokitjeve dhe atmosferës festive që përmbylli zyrtarisht një nga sezonet më të komentuara të BBVK.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: