Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur sot sulme në zona të ndryshme të Iranit, përfshirë qendrën e kryeqytetit, Teheran.
Një video është bërë virale në rrjet, ku nxënësit iranianë janë të lumtur dhe të ekzaltuar nga sulmet amerikane dhe izraelite.
Në video njëri prej tyre dëgjohet të thotë “Të dua Trump”.
Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se “Shtetet e Bashkuara kanë nisur operacione të mëdha luftarake në Iran”, pasi ka qenë gjithmonë politikë e Shteteve të Bashkuara, se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore.
“Objektivi ynë është që t’i mbrojmë amerikanët duke e eliminuar kërcënimin nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish të tmerrshëm”, ka thënë Trump përmes një videoje të publikuar në këtë rrjet.
