Tragjedi e mbushur me mister është regjistruar sot në Greqi! Autoritetet greke u njoftuan të shtunën pasdite për një ngjarje të rëndë në zonën e Kolonos, ku një grua shtatzënë u gjet e pajetë brenda banesës së saj.

Sipas informacioneve të para, 31-vjeçarja, e cila ishte 4.5 muajshe shtatzënë, pësoi një dëmtim në kokë. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore, ndërsa në ambientet e policisë u shoqërua edhe bashkëshorti i saj. Ai po merret në pyetje dhe ndodhet nën hetim nga autoritetet kompetente.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: