Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Kefalonia, ku në orët e para të mëngjesit të së martës, më 14 prill, një 19-vjeçare u gjet e pajetë në sheshin qendror të Argostoli.
Sipas burimeve lokale, viktima nuk kishte shenja të dukshme dhune apo lëndimesh, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe nën hetim.
Autoritetet policore greke po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme, përfshirë edhe atë se e reja mund të ketë qenë në shesh së bashku me dy persona të tjerë pak para ngjarjes. Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj vdekjeje misterioze.
