Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, u ndal të fliste pas barazimit 1-1 ndaj Bylisit.

“Ne jemi shumë të mërzitur, por mund të them se nuk e kemi merituar që të fitojmë sot ndeshjen. Patjetër nuk e kemi merituar as të fitojmë ndeshjen. Por jam i mërzitur, do e nis nga fillimi, nga goli se erdhi nga ne se ishte një dhurate e madhe për Bylisin. Pastaj kishim raste të fitonim, ishte rasti i Lajthisë, i Ze Gomesh apo Qose, por e thashë që ndoshta nuk e kemi merituar të fitonim ndeshjen dhe barazimi ndoshta ishte rezultati i drejtë.

Ne ishim me 3 se Bylisi ishte në zonën e mesfushës dhe ne duhej të hapnim lojë nga mbrapa me 5 lojtarë përpara. Për mendimin tim ishte mjaft, por lëvizja e qarkullim topi, edhe krosimet nuk ishin të sakta. Ndoshta kjo nuk ishte mirë, por për mendimin tim, vendosja ishte korrekte.

Kemi probleme me Bylisin, ne me të kemi humbur jashtë, jo vetëm ne, shumë skuadra. Kemi problem, nuk mund të them me skuadra të vogla, se kam respekt për ekipin e Bylisit, por për skuadrat më poshtë në renditje. Kemi probleme, si kishim në vitin më përpara që ndoshta do luajmë kundër Dinamos. Këtë vit jemi më mirë në ndeshjet direkte për shembull, tani kemi problem me ekipet vogla. Do flasim me çunat e do punojmë, jam i sigurt që do punojmë, por kam nevojë për kohë dhe është shumë e vështirë ta them tani.

Olberkis? Kur ishim 0-1 me Bylsin kishim nevojë për Kasën se ka tjetër karakteristikë dhe është më i qetë me topin. Ai na ndihmoi në fund edhe si mesfushor. Por edhe isha i mërzitur për golin se ishte një dhuratë për Bylisin nga fillimi”, tha Gvozdenoviç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb