Der Klassiker i takon Bayernit, me kampionët e Gjermanisë që fituan 2-3 ndaj Dortmundit në “Signal Iduna Park”. Verdhezinjtë shënuan në pjesën e parë me Nico Schlotterbeck, duke shkuar kështu me avantazhin në xhep në dhomat e zhveshjes. Bavarezët u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe përmbysën shifrat me dopietën e Kane.
Ekipi i Kovac barazoi me Daniel Svensson, por gëzimi zgjati pak pasi Kimmich ktheu gjithçka në favorin e të besuarve të Kompany.
Bayern kryesues ka 63 pikë, ndërsa Dortmund e ndjek me 52 pikë.
