Spektakël dhe emocione në futbollin anglez. Në “Elland Road”, Manchester City merr një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Leeds United. Pjesa e parë është e balancuar, me Donnarumma dhe Darlow protagonistë në portë, por në fundin e saj vjen momenti vendimtar: në minutën e 48-të, Semenyo përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe realizon golin që vendos sfidën. Në pjesën e dytë Leeds provon të reagojë dhe i afrohet barazimit me Bijol në minutën e 88-të, por topi shkon ngjitur me shtyllën. City administron avantazhin dhe ngjitet në 59 pikë, vetëm dy larg kryesuesve të Arsenal. Leeds mbetet në 31 pikë.
Fitore bindëse edhe për Liverpool, që mposht 5-2 West Ham United në “Anfield” dhe regjistron suksesin e tretë radhazi. Ekitike zhbllokon rezultatin që në minutën e 5-të, van Dijk dyfishon me kokë, ndërsa Mac Allister shënon të tretin para pushimit. Në pjesën e dytë Soucek tenton të rikthejë ndeshjen, por Gakpo rikthen diferencën prej tre golash. Castellanos shkurton sërish shifrat, ndërsa një autogol i Disasi mbyll përfundimisht llogaritë. Liverpool ngjitet në 48 pikë dhe futet fuqishëm në garën për një vend në Champions League.
