Pavarësisht humbjes në ndeshjen direkte ndaj Manchester Cityt, ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger ka besim se londinezët do ia dalin që të fitojnë titullin kampion në Angli.
“Unë besoj se Arsenali do ta fitojë kampionatin. Unë besoj thellësisht. Më duket mua si logjikë e shëndoshë. Më pëlqejnë Eze, Odegaard, Havertz dhe Madueke që sulmojnë. Manchester City nuk do të bëjë një fund të sezonit perfekt”, përfundoi ai.
