Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Bahrein ka lëshuar një deklaratë të hënën në mëngjes, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilentë për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë në vend.

Në njoftim theksohet se sulmet me dronë dhe raketa nga Iran vazhdojnë, duke rritur rrezikun për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon. Ambasada paralajmëron se hotelet mund të jenë në shënjestër dhe këshillon qytetarët amerikanë të shmangin qëndrimin në hotelet në kryeqytetin Manama.

Sipas deklaratës, grupet terroriste dhe individë të frymëzuar prej tyre vazhdojnë të synojnë qytetarët amerikanë jashtë territorit të SHBA-së. Autoritetet amerikane paralajmërojnë se sulmet mund të ndodhin me pak ose aspak paralajmërim paraprak.

Ambasada u ka kërkuar qytetarëve të saj të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare, të shmangin grumbullimet dhe zonat e ndjeshme, si dhe të rishikojnë planet e udhëtimit derisa situata të stabilizohet. Situata e sigurisë në Bahrein mbetet e tensionuar, ndërsa autoritetet lokale dhe ndërkombëtare po monitorojnë nga afër zhvillimet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb