Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi në një tryezë për këtë çështje, nënvizoi rëndësinë e transparencës së financimeve të partive politike. Ai theksoi se kjo gjë do të shmangte korrupsionin dhe ndikimin e nga palët e treta.

“Ndryshimet janë bërë në kohë të ndara. Dua të theksoj, pa hyrë në detaje, se funksionimi i partive politike është çështje thelbësore dhe kushtetuese, po aq sa transparenca e financimeve.
Partitë janë organizma që shërbejnë për pluralizmin demokratik. Kjo është kërkesë kushtetuese dhe besoj se të gjithë ndajmë mendimin se transparenca është një formë e mirë për të shmangur korrupsionin dhe influencat e faktorëve kriminalë apo të huaj.

Pra, duhet të mbajmë të shëndetshëm pluralizmin politik. Por transparenca nuk mund të funksionojë pa pasur rregulla të qarta dhe zbatim të ligjit. Duhet të ketë financime të shëndetshme dhe të kontrolluara.”, tha Bylykbashi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb