Ndodh te Flamengo. Klubi brazilian ka shkarkuar trajnerin Filipe Luis, pas fitores 8-0 ndaj Madureira, në gjysmëfinalen e kthimit të kampionatit Carioca. Padyshim, një vendim i tillë, ka çuditur mbarë opinionin sportiv dhe më gjerë.
“Clube de Regatas do Flamengo informon se nga kjo e martë Filipe Luis nuk do të jetë më në krye të skuadrës.
Bashkë me të, edhe Ivan Palanco (zëvendëstrajner) dhe Diogo Linhares (përgatitës fizik) largohen nga klubi. Flamengo e falënderon ish-lojtarin dhe trajnerin Filipe Luis për gjithçka ka bërë gjatë këtij rrugëtimi. Klubi i uron suksese dhe fat në vazhdim të karrierës së tij si profesionist”, –shkruan klubi.
