TIRANË- I ftuar në “News24” gazetari Ermal Peçi foli për zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe tek çështja e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas analizës së tij Rama ka tentuar që ta mbrojë Ballukun, por me qëndrimet e tij kryeministri ka treguar se nuk ka qenë një mbështetës siç edhe ka thënë i drejtësisë së re dhe se mund të shkaktojë një ‘luftë edhe më të ashpër’.
Ajo që ndodhë, sipas gazetari Peçi,- mund të ketë edhe pasoja diplomatike për qeverinë Rama.
“Kam parashikuar që Rama do ta mbrojë me kartonë imunitetin e Ballukut dhe kjo do të rrëzojë maskën e tij, siç ka thënë që është njeriu që ka mbrojtur reformën në drejtësi. Rama e ka rrethuar veten mëkatarë politik, si Veliaj, Dako…Pra nuk qëndron që Rama ka kërkuar drejtësinë sepse njerëzit më të afërt i ka pasur të korruptuar. Në këtë kontekst Ilir Meta duket një nxënës delitant, apo amator përballë Ramës. Qëndrimi që do të kenë për Ballukun do të hapë një luftë frontale, më të ashpër me institucionet e drejtësisë. Ne e dimë që Rama po përgatit ndryshime në Kodin e Procedurës. Dhe mendoj që çdo parti politike kur prodhon kriza e ka të pamundur të mbijetojë. Rama po tenton të fitojë kohë, ‘McAllister ka thënë se vija e kuqe është institucioni i SPAK’…”, tha ndër të tjera ai.
