Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt deklaroi se Irani zgjodhi rrugën e dhunës, dhe se po përballet me pasojat.
Ajo gjithashtu u pyet edhe lidhur me pasardhësin e Khameneit, ku një ditë më parë u zgjodh djali i tij i madh.
Megjithatë SHBA nënvizon se është ende herët për të folur, pasi se duhet parë se çfarë do të ndodhë më pas dhe se çfarë qasje do të ketë. Leavitt tha se administrata shpreson që ‘liria dhe demokracia t’i vijnë për popullin iranian’.
Qëllimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin është ndryshimi i regjimit, tha ndër të tjera ajo, raporton BBC.
