Dinamo dhe Egnatia janë dy skuadrat e tjera që kualifikohen për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Pas fitores 2-0 ndaj Tiranës në ndeshjen e parë, dinamovitët përsërisin veten dhe mundin 2-0 sërish bardheblutë me golat e Nezirit dhe Guindo.

Pas suksesit 2-1 ndaj Teutës në takimin e parë, Egnatias i mjaftoi barazimi pa gola ndaj Teutës për të prerë biletën për në fazën tjetër.

Gjysmëfinalistet e tjera janë Vllaznia dhe Elbasani, pasi eleminuan përkatësisht Bylisin dhe Partizanin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb