Në një intervistë në “News24”, Agim Baçi analizoi situatën politike në vend, duke komentuar edhe çështjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Partia Socialiste, – tha ai po mban një qëndrim rezistues lidhur me çështjen e ish-zvkryeministres Belinda Balluku.

Gjithashtu në analizën e tij u ndal edhe opozita që sipas tij nuk ka prodhuar asgjë dhe se me protestat e saj nuk ka sjellë asnjë ndryshim. Sipas Agim Baçit, ‘qetësia e mazhorancës’ lidhur me këtë çështje është edhe nga fakti se opozita është thuasje pa asnjë qëndrim të fortë dhe se me molotovë prodhon vetëm lajme.

Ndërsa shtoi se Bashkimi Europian ka treguar qartë që është në mbështetje të SPAK.

“Gjërat tashmë kanë marrë rrjellë. Ka pasur një qëndrim rezistues, janë brenda afateve dhe duhet parë se çfarë do të ndodhë të enjte e ardhshme. Mund të jemi edhe përballë një skenari sepse opozita ka treguar që në situata të tilla mund ta ndezë seancën dhe të ndërpritet dhe të shtyhet…Pra opozita mund të ketë skenar që mund të mos e lejojë mazhorancën t’ja heqë imunitetit duke shkaktuar tension apo agravuar situatën gjatë seancës. Duhen gjykuar aktet publike dhe kemi parë që ndërprerja e një seancë më shumë ka qenë në favor të mazhorancës. Por shpresoj që seanca e javës së ardhshme të jetë e qetë që opozita të mos provokohet që të mos ketë një ndërprerje të seancës. Nga buron qetësia e mazhorancës që e merr kaq lehtë një çështje kaq të fortë politike? Ajo që shoh është se qetësia e zotit Rama vjen nga një mefshtësi e fortë e opozitës, sepse protestat nuk prodhojnë asgjë, dhe molotovët, prodhojnë vetëm lajme dhe asgjë tjetër. Nga ana tjetër ka një handikap mes kryetarit të PD dhe ndërkombëtarëve. Pra problemi është se si opozita do i imponohet mazhorancës, pra duhet edhe një aleancë me qytetarët që nuk është.  PD po  vazhdon me kilometrin e fundit, por që nuk e dimë se kur mbaron. PD në këtë fazë duhet të kishte një platformë të madhe debati të hapur, për më tepër që Berisha nuk po lejon as zotin Salianji të bëjë kritikat e tij”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb