Analisti Ergys Mërtiri, ndërsa komentoi zhvillimet e brendshme dhe përplasjet në Partinë Socialiste, tha se kryeministri Rama gjithmonë ka kërkuar që të ketë shërbëtorë për bashkëpunim dhe jo partnerë.

Gjatë intervistës në “News24”, Mërtiri tha se edhe në PS ka grupe influencash ‘poshtë hijes së kryetarit, njëri sipas tij i Ballukut dhe tjetri i Veliajt.

Më tej nënvizoi se kryeministri Rama ka zgjedhur të destabilizojë PS që të mbrojë Ballukun sepse ‘Balluku është barriera e fundit që hetimi i SPAK të mos shkojë te Rama’.

“Rama kërkon të ketë shërbëtorë për bashkëpunëtorë dhe jo partnerë. Njerëzit që ka pasur poshtë, i ka pasur njerëz që i kanë shërbyer Ramës. Pas skandaleve dhe zullumeve dhe humbjes së legjitimiteti, duhet të themi se autotarizmi vjen sepse lideri nuk ka legjitimitetit. Njerëzit e dinë që është i korruptuar , i kriminalizuar dhe ndaj kërkon të shuajë zërat në parti. Në PS ka grupe influencash poshtë hijes së kryetarit, njëri i Ballukut dhe tjetri i Veliajt. PS ishte në prag të një konflikti të brendshëm mendoj unë, Rama është përballë dy zjarresh. Rama kërcënohet nga ky destabilizim i situatës brenda vetë PS. Ka edhe një kërcënim që i vjen nga SPAK që mund të shkojë edhe më lart të prekë vetë Ramën. Pra ka zgjedhur të destabilizojë PS që të mbrojë Ballukun sepse Balluku është barriera e fundit që hetimi të mos shkojë te Rama”, theksoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb