Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha po përpiqet që të heshtë zërat opozitarë.
Ai ka dënuar dhunën e përdorur sipas tij ndaj aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe me dënimin e kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj, me përjashtimin 20 ditë nga Kuvendi.
“Dënoj me forcë dhunën e aktivistëve dhe heqjen e çadrës, akt i turpshëm anti ligjor i një frikacaku me tolerancë zero ndaj kundërshtarëve sikundër dënoj aktin kriminal dhe banditesk të Ballës me porosi të Ramës. Hakmarrje e verbër primitive ndaj Vokshit që ka qenë zë i fuqishëm kundër regjimit. Gjuhë stërordineri me të cilën ai meriton ndëshkimin më të madh. Dënoj përjashtimin me 20 ditë të Shehajt nda Kuvendit si verbëri e Ramës se të gjitha kryhen me urdhër të tij. Po përpiqet që të shuajë çdo zë opozitar”, tha ai.
