Bashkëshortja e reperit Kanye West, Bianca Censori, është parë me një veshje të pazakontë për stilin e saj gjatë paraqitjes në gjykatë në Los Angeles.
31-vjeçarja bëri një ndryshim të dukshëm nga paraqitjet e saj të zakonshme, ndërsa mbërriti për të dëshmuar në një padi të ngritur kundër bashkëshortit të saj. Ajo u pa duke zbritur shkallët e gjykatës e veshur me një fund të zi të ngushtë dhe një xhaketë të zezë të kopsitur deri në pjesën e sipërme.
Paraqitja e saj erdhi pasi një gjyqtar thuhet se kishte bërë thirrje për respektimin e rregullave më të rrepta të veshjes gjatë seancave gjyqësore. Bianca dëshmoi rreth vilës në Malibu, të projektuar nga arkitekti i njohur japonez Tadao Ando, të cilën Kanye West, e bleu për 57 milionë dollarë në 2021 dhe më pas e shkatërroi për të ndërtuar atë që avokati i tij e quajti një strehë “jashtë rrjetit”.
31-vjeçarja i buzëqeshi jurisë dhe u përgjigj kryesisht me një fjalë.
