Statistikat e ndeshjes së radhës në kampionat mes Flamurtarit dhe Vllaznisë në vitet e fundit flasin qartazi në favor të shkodranëve.

Kështu fitorja e fundit e Flamurtarit ndaj Vllaznisë në kampionat shënohet në fazën e parë të këtij sezoni. Ku vlonjatët në kuadër të javës së 9-të triumfuan kundër kuqebluve me shifrat 1-0, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Herald Marku.

Por, përpara këtij dueli, suksesi i fundit i kuqezinjëve datonte më 09.12.2017, pra para 8 vitesh. Ku në atë periudhë vlonjatët triumfonin në shtëpi në kuadër të sezonit 2017-18 me rezultatin 2-0 falë golave të Mustes dhe Kamara. Që nga ai moment mes shkodranëve dhe bregdetarëve janë luajtur edhe 14 ndeshje të tjera mes kampionatit dhe kupës. Me duelin e fundit të zhvilluar në javën e 18-të të edicionit 2025-26 në Shkodër, ku Vllaznia fitoi me rezultatin 3- 2 ndaj vlonjatëve. Në atë duel vendimtar për kuqeblutë ishin golat e Balajt dy herë dhe Jagos, teksa për bregdetarët shënuan Maksuti dhe Bangali.

Edhe në Kupë përballjet u shndërruan në një traditë në edicionet e fundit, kjo pasi Flamurtari për disa sezone qëndroi në ligat inferiore të futbollit tonë. Duke mos pasur kështu mundësinë për të zhvilluar përballje në Superiore me Vllazninë. Kështu në 14 ndeshjet e zhvilluara që nga fitorja e fundit e kuqezinjve në vitin 2017, Vllaznia ka fituar 9 prej tyre. Nga këto 14 ndeshje, 3 prej tyre kanë përfunduar në barazim mes dy skuadrave. E ndërsa Flamurtari ka fituar vetëm një ndeshje gjatë kësaj periudhe 8-vjeçare dhe kjo në datën 26.09.2022.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb