Lady Gaga ka bërë një zbulim të papritur për martesën e saj të ardhshme me të fejuarin Michael Polansky, gjatë emisionit radiofonik “Romantic Radio”, të drejtuar nga Bruno Mars. Në një mesazh të regjistruar, të transmetuar në programin e iHeartMedia dhe në TikTok, këngëtarja i kërkoi Marsit të zgjidhte një këngë të veçantë për çiftin.
“Përshëndetje, Bruno. Unë dhe i fejuari im udhëtojmë gjatë gjithë vitit, por do të martohemi së shpejti. Shpresonim që të mund të zgjidhje një këngë të veçantë për ne,” tha ajo në mesazhin e saj. Mars e njohu menjëherë zërin e artistes dhe reagoi me humor: “E njoh atë zë. Kjo është shoqja ime e dashur, Lady Gaga.” Ai zgjodhi këngën “Risk It All” nga albumi i tij i ri The Romantic dhe sugjeroi që ajo t’ia kushtonte Polanskyt si një homazh për lidhjen e tyre.
Çifti u fotografua për herë të parë së bashku në natën e Vitit të Ri 2020 në një festë në Las Vegas. Më pas ata e bënë publike lidhjen menjëherë pas Super Bowl në Miami po atë vit. Katër vjet më vonë, dyshja u fejuan.
Në një intervistë për Rolling Stone në tetor 2025, Gaga foli më gjerësisht për lidhjen e saj me Polanskyn dhe ndikimin që ai pati në jetën e saj gjatë një periudhe të vështirë për shëndetin mendor. “Të qenit e dashuruar me dikë që kujdesej për veten time të vërtetë bëri një ndryshim të madh,” u shpreh artistja, duke shtuar se Polansky e ndihmoi të kuptonte sa e çmuar është jeta e saj dhe ta shihte veten me më shumë vlerë.
