Lady Gaga dhe partneri i saj, Michael Polansky, janë bërë prindër për herë të parë. Sipas TMZ, çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë përmes një nëne surrogate. Vajza e tyre, Rose Bean Polansky, ka lindur më 9 qershor, në orën 23:19, në Los Angeles. Çifti vendosi ta mbante për një periudhë larg vëmendjes publike ardhjen në jetë të voglës, duke preferuar të shijonte në privatësi ditët e para si prindër. Së fundmi janë publikuar edhe fotografitë e para të Lady Gaga-s me vajzën e saj. Këngëtarja është fotografuar duke mbajtur Rose në krahë gjatë një shëtitjeje së bashku me Michael Polansky.

Arsyeja pse Lady Gaga dhe Polansky vendosën të përdorin një nënë surrogate nuk është bërë publike. TMZ ka rikujtuar se këngëtarja ka folur më herët për përballjen me fibromialgjinë, një gjendje që mund të shkaktojë dhimbje dhe lodhje të fortë. Gaga ka diskutuar për këtë çështje edhe në dokumentarin e vitit 2017, “Gaga: Five Foot Two”, ndërsa në vitin 2020 ka folur për dhimbjet e vazhdueshme që përjetonte. Në vitin 2025, ajo deklaroi se gjendja ishte nën kontroll, megjithëse vijonte të kishte ditë me dhimbje.

Ndërkohë, Lady Gaga dhe Michael Polansky janë të fejuar që prej vitit 2024. Pavarësisht raportimeve se mund të jenë martuar në fshehtësi, çifti vazhdon të konsiderohet i fejuar. Edhe emri i vajzës së tyre duket se lidhet me disa elemente të rëndësishme për këngëtaren. “Rose” mund të jetë një referencë për trëndafilin, ndërsa Gaga ka një tatuazh të madh të një trëndafili në shpinë, i lidhur me interpretimin e saj të “La Vie En Rose” në filmin “A Star Is Born”. Ndërsa emri i mesëm “Bean” mund të lidhet me këngëtarin dhe aktivistin Carl Bean, i cili raportohet të ketë qenë një prej frymëzimeve për këngën “Born This Way”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: