Rreth 1 orë e 30 minuta ka qenë fjalimi i kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku ka mbrojtur me gjuhë shpesh të ashpër ndaj drejtësisë, Belinda Ballukun.

Ai ka deklaruar se kërkesa e SPAK për arrestimin e saj nuk është e justifikuar me provat e dorëzuara nga Prokuroria e Posaçme, aq më tepër që duhet pasur parasysh sipas tij fati që Balluku është edhe prind i vetëm i një vajze të vogël.

Fjalimin, Rama e mbylli me kërkim falje ndaj Ballukut për mos pranimin e tre dorëheqjeve të dorëzuara prej saj, ndërsa i ka kujtuar se në betejën me drejtësinë, ish- ministrja, tashmë vetëm deputete, do të ketë në krah vetëm avokatët.

“E falënderoj Ballukun për punën e bërë dhe i uroj fatin që meriton në betejën e saj ligjore, ku do të ketë në krahë vetëm avokatët e saj. I kërkoj ndjesë për refuzimin e tre dorëheqjeve”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb