Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në studion e New24, e cilësoi absurde retorikën e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK.

Mërtiri tha se Rama po mbron me thonj njerëzit e tij pasi ndjehet i rrezikuar nga ajo që po bën SPAK.

“SPAK thotë se ka prova të mjaftueshme për ta arrestuar, gjykata thotë se SPAK ka të drejtë dhe duhet hequr imuniteti i Ballukut. Ramës dhe Kuvendit nuk i takon të gjykojë nëse janë apo jo provat të mjaftueshme për ta arrestuar Ballukun. Ky është vendim juridik jo politik. Këtë nuk e thotë as Rama, as avokatët e Ballukut. Rama nuk e thotë në asnjë moment që qëllimi i SPAK është të pengojë zonjën Balluku në detyrën si deputete.

Ndaj parlamenti nuk ka asnjë shans për të mos lejuar heqjen e imunitetit të zonjës Balluku”, tha Mërtiri.

Ergys Mërtiri: Rama po mbron me thonj njerëzit e tij pasi ndjehet i rrezikuar nga ajo që po bën SPAK.

Tashmë kemi luftë të hapur mes Ramës dhe SPAK dhe nuk e fsheh dot. Ai po përpiqet të pengojë SPAK në luftën e tij.

Problemi qëndron tek retorika që shfaq para SPAK e cila është absurde dhe pa sens. Ai po pretendon se SPAK po ekzagjeron.

SPAK thotë se ka prova të mjaftueshme për ta arrestuar, gjykata thotë se SPAK ka të drejtë dhe duhet hequr imuniteti i Ballukut. Ramës dhe Kuvendit nuk i takon të gjykojë nëse janë apo jo provat të mjaftueshme për ta arrestuar Ballukun. Ky është vendim juridik jo politik. Këtë nuk e thotë as Rama, as avokatët e Ballukut. Rama nuk e thotë në asnjë moment që qëllimi i SPAK është të pengojë zonjën Balluku në detyrën si deputete.

Ndaj parlamenti nuk ka asnjë shans për të mos lejuar heqjen e imunitetit të zonjës Balluku.

Nuk është parlamenti që vlerëson provat, por vetëm të vërtetojë se gjyqi është politik, nëse hetimi bëhet për qëllime politike për të penguar Ballukun të ushtrojë detyrën dhe të ushtrojë mandatin e votuar nga populli.

Kjo do të tregojë se Rama do të vazhdojë të mbrojë dhe të tjerë, ata që SPAK do të sulmojë.

Ka dhe nga opozita që bashkë me mazhorancën kërkojnë të frenojnë këtë ekspansion të SPAK. Por kjo është thjesht mënyrë për të mbrojtur hajdutët. Por SPAK nuk arreston për qejf, por në rast se kërcënohen provat, ka të drejtë ta ndalojë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb