Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një denoncim të fortë në “Oponencë”, ku iu referua një aksioni të SPAK në qytetin e Vlorës, më 7 mars.

Llabani tha se të gjithë e njohin këtë grup kriminal të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, bazuar dhe në përgjimet e SPAK.

Por, sipas saj, ajo që ishte më e tmerrshmja, ishte fakti që ky grup kriminal kishte “blerë” të gjithë policinë e Vlorës.

“Ata ishin blerë që nga shefi i komisariatit, drejtor e nëndrejtor deri tek policët merrnin rrogë tek ky grup kriminal. Ne i bëjmë thirrje prokurorëve të SPAK të hetojnë, pasi kemi informacion se vetëm për një eleminim, janë dhënë 300 mijë euro për ekzekutimin e Bledar Birçaj. Një nga ekzekutorët e tij, sot që flasim ndodhet në paraburgimin e Fierit pa akuzë”, tha Llabani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb