Milot Rashica mund të jetë një nga emrat që pritet të lëvizë në merkaton e verës në Superligën turke.Sipas raportimeve nga Turqia, Basaksehir ka ndërmarrë hapa për ta transferuar anësorin me përvojë të Beshiktashi, ndërsa thuhet se klubi “portokalli-blu” është i gatshëm të paguajë rreth 3.5 milionë euro për kartonin e tij. 

Me Nuri Sahin në krye, Basakshehir po planifikon herët skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe Rashica është vendosur në krye të listës së dëshirave. Raportohet se trajneri turk e ka aprovuar personalisht afrimin e 29-vjeçarit, duke vlerësuar shpejtësinë dhe aftësitë e tij në lojën në krah. 

Rashica ka kontratë me Besiktasin deri në vitin 2027, por pritet që së shpejti të ketë negociata zyrtare mes klubeve. 

Në sezonin aktual, Rashica ka zhvilluar 33 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me fanellën e Besiktasit, duke regjistruar dy gola dhe gjashtë asistime. 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb