Shtetet e Bashkuara kanë hequr përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse të bllokuar në det, ndërsa zyrtarët e administratës Trump përpiqen të parandalojnë një rritje të çmimeve që po shkakton shqetësim në lidhje me furnizimet globale.
Scott Bessent, sekretari i Thesarit të SHBA-së, njoftoi një autorizim të përkohshëm, duke u lejuar vendeve të blejnë naftën ruse të bllokuar për 30 ditë.
Trump “po punon për të mbajtur çmimet e ulëta” , tha ai pasi çmimet mesatare të karburantit në SHBA u rritën me 65 cent për galon në një muaj.
“Kjo masë e hartuar ngushtë dhe afatshkurtër zbatohet vetëm për naftën që është tashmë në tranzit dhe nuk do të ofrojë përfitime të konsiderueshme financiare për qeverinë ruse, e cila shumicën e të ardhurave të saj nga energjia i nxjerr nga taksat e vlerësuara në pikën e nxjerrjes”, pohoi Bessent.
