Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një tjetër paketë sanksionesh ndaj Kubës, duke përfshirë gjashtë shtetas kubanë dhe pesë subjekte me bazë në ishull. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së, i cili njoftoi masat e reja kundër individëve dhe kompanive të lidhura me strukturat shtetërore kubane.

Mes personave të prekur nga sanksionet është edhe Roberto Legra Sotolongo, zëvendësministër i Forcave të Armatosura të Kubës. Në listë janë përfshirë gjithashtu një shtetas kuban që jeton në Kinë dhe një tjetër me banim në Rusi. Përveç gjashtë individëve, masat amerikane prekin edhe pesë kompani me seli në Kubë, kryesisht të lidhura me sektorin e mbrojtjes.

Departamenti i Thesarit ka vendosur gjithashtu masa shtesë ndaj dy shtetasve kubanë të cilët ishin sanksionuar më herët nga autoritetet amerikane. Vendimi vjen në kuadër të politikës së vazhdueshme të Uashingtonit ndaj institucioneve dhe individëve që, sipas autoriteteve amerikane, lidhen me strukturat e sigurisë dhe mbrojtjes së Kubës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: