Shqipëria dhe Polonia përballen me njëra-tjetrën me 26 mars, në sfidën gjysmëfinale të Play off të Botërorit. Mediat shkruajnë së fundmi se UEFA ka refuzuar kërkesën e kuqezinjve për të luajtur me fanellën e parë.

Kombëtarja do të zbresë në fushë me fanellën e zezë dhe jo me atë kuqezi. Ndeshja mes Shqipërinë dhe Polonisë është e planifikuar të luhet në Varshavë, në stadiumin e  “PGE Narodowy”. Nëse ekipi i Sylvinhos, triumfon, do gjejë në finale fituesin e Ukrainë-Suedi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb