Ministri izraelit I Mbrojtjes, Israel Katz ka thënë se lufta izraelito-amerikano kundër Iranit po përshkallëzohet dhe se po hyn në një fazë vendimtare. Ai paralajmëroi se sulmi do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Po hyjmë në një fazë vendimtare të konfliktit, mes përpjekjeve të regjimit iranian për të mbijetuar. Por ky regjim po i shkakton vuajtje populli iranian, dhe për këtë arsye është me rëndësi që populli iranian të marrë në dorë fatet e tij dhe t’i japë fund përmes një beteje vendimtare”, tha ai.
Gjithashtu vlerësoi edhe presidentin e SHBA për goditjen e fortë që ushtria amerikane i ka dhënë ishullit iranian të naftës, Kharg.
