Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka quajtur një lajm të mirë për Serbinë, ujdinë e fundit të kryeministrit Albin Kurti me BE-në për Ligjin për të Huajt.

Vuçiq ka thënë se i është mirënjohës evropianëve që “shmangën një katastrofë dhe çfarëdo konflikti në këtë kohë”.

“Ne u përpoqëm dhe biseduam me serbët në Kosovë rreth asaj që është e pranueshme për ta. Jam mirënjohës ndaj evropianëve që donin të shmangnin një katastrofë më të madhe dhe çdo konflikt në këtë kohë. Ky është sigurisht një lajm i mirë për ne”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviç, mbajti konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Dëshiroj t’i drejtohem popullit serb në Kosovë që t’i kumtoj se arritëm zgjidhje që do të mundësoj punë normale dhe pa pengesa dhe funksionim të institucioneve serbe shëndetësore dhe të arsimit në Kosovë. Për zgjidhje punuam me ditë dhe javë të tëra me BE-në dhe kësaj here dua të lavdëroj angazhimin e Sorensenit dhe BE-së për këtë çështje”, tha Petkoviq.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb