Lakers korrën të hënën në mbrëmje fitoren e gjashtë radhazi pas suksesit 100-92 në fushën e Houston, një rival direct në Konferencën e Perëndimit. Luka Doncic me 36 pikë ishte më i miri në fushë për kalifornianët.
Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që mundi 125-117 Washington. Për miqtë u dallua Porzingis me 30 pikë. San Antonio mbron vendin e dytë në Perëndim pas fitores 119-115 ndaj Clippers, dy ekipe që po kalojnë një moment të mirë. Tri lojtarë të Spurs realizuan mbi 20 pikë. Fiton edhe ekipi i New Orleans, që falë 48 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 129-111 Dallas.
Nuk zhgënjen Boston, që në fushën e tij mundi 120-112 Phoenix. Devin Booker realizoi 40 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa Jaylen Brown për Celtics realizoi 41 pikë. Fiton edhe Chicago, 132-107 ndaj Memphis, ndeshje ku u dallua Matas Buzelis me 29 pikë, më i miri për Bulls.
